Bërnabiq: Kosova po e rrezikon stabilitetin ekonomik në tërë rajonin

23:05 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pas vendosjes së taksës, Kosova është duke rrezikuar stabilitetin ekonomik në rajon.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë ditës së sotme ka kërkuar që Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialogun me Serbinë.

Siç shkruajnë mediet serbe, Bërnabiq po ashtu ka kërkuar që Kosova ta pezullojë ose ta shfuqizojë vendimin për taksën e vendosur prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.

Sipas Bërnabiqit, pa heqjen e taksës nuk do të ketë as bisedime me Kosovën dhe se heqja e taksës apo pezullimi i saj është parakusht për vazhdimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme.

E para e qeverisë serbe, edhe një herë theksoi se vendosja e taksës nga ana e Kosovës ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se sipas saj, me këtë vendim, Kosova është rrezikuar stabilitetin ekonomik jo vetëm të Serbisë, por edhe të gjithë rajonit, përcjell lajmi.net.

Ajo po ashtu e ripërsëriti se vendimi i Kosovës për këtë taksë është i jashtëligjshëm.

Këto komente Bërnabiq i bëri pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Komisionin e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Christian Danielson, e cila theksoi se Serbia është e vendosur për rrugën evropiane dhe vlerat mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme