Pas një serie raportimesh të Kohavisionit për nivelin alarmues të punësimeve në Telekom, kryetarja e Bordit të Drejtorëve, Besa Shatri Berisha i ka dërguar një raport ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për të arsyetuar rritjen e numrit të punëtorëve.
Në raportin e siguruar nga KTV-ja, në tabelën e punësimeve vërehet rritja e numrit të punëtorëve për 234 në periudhën shkurt 2018- shkurt 2019. Në total në këtë periudhë Telekomi i ka 2540 punëtorë, për dallim prej 2295 sa kishte në vitin 2016.
Shumë prej të punësuarve të rinj merren përkohësisht, me mundësinë që kontratat t’u vazhdohen.
“Kjo formë e angazhimeve mundëson korporatës që çdo rast të këtij punësimi të verifikon në praktik dhe parametrat dhe përformancën e të punësuarve në kohë të caktuar dhe eventualisht detekton individët që nuk janë të përshtatshëm për angazhime të mëtejme. Në këtë drejtim nëse tregohet nevoja për angazhim permanent, do ti nënshtrohen në fazën finale obligimit ligjor të shpalljes së konkursit publik, në harmoni me dispozitën e nenit 8 të LP, ku këta ekzekutues të angazhuar përkohësisht, në një procedurë të hapur, barabartë dhe transparente do të garojnë për zgjedhjet finale. Duke ju referuar nevojave për punonjës të rijnë, ju sigurojmë se kjo formë e angazhimit të punësuarve sjellë shumë përparësi praktike ndaj korporatës dhe njëkohësisht si primare dëshmon një punë në harmoni të plotë me kërkesa e legjislacionit pozitiv”, thuhet në raport.
Në të përmendet fakti që mosha mesatare e punëtorëve të Telekomit është 50 vjeç.
“Modernizimi i rrjetit dhe shtrirja e ‘broadband’ në tërë territorin e Kosovës, është sfidë në vete dhe kërkon energji, punonjës të rijnë si në moshë ashtu edhe në njohuri tekniko teknologjike. Për fat të keq Telekomi i Kosovës nuk i ka në dispozicion kur dihet se mesatarja e moshës punëtorëve sillet rreth 50 vjeç”, thuhet në raport.
Të hënën dha dorëheqje nga posti i anëtarit të Bordit, Osman Ejupi pas publikimit të skandalit në KTV, sipas të cili ai i kishte punësuar të 4 fëmijët e tij në qershor të vitit të kaluar, pak kohë pasi u emërua në postin e lartë.
Lexo edhe: Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës