Google ADS

Përleshje mes nxënësve në Vushtrri, dy prej tyre kërkojnë ndihmë mjekësore

20:44 | 4 Mars 2019
L G

Katër nxënës të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri janë përfshirë në një përleshje fizike, si pasoj e së cilës, dy prej tyre janë detyruar të marrin trajtim mjekësor.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e paradites.

“Ka pasur një përleshje, apo rrahje mes katër të rinjve. Rasti nga prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, sepse prej katër nxënësve që kanë qenë të përfshirë në atë rrahje, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti për arbresh.

Sipas tij, gjatë përleshjes mës nxënësve është përdorur edhe një mjet i mbrehtë.

“Dyshohet për përdorim të një mjeti që ne e kemi cilësuar mjet të mbrehtë, mirëpo nuk mundemi me konfirmu saktësisht çfarë mjeti ka qenë. Katër nxënësit janë intervistuar. Disa prej tyre janë në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa të tjerët në cilësi të viktimave” është shprehur Zahiti.

Sipas tij, ende nuk dihen motivet e kësaj përleshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme