Alma Lama është ankuar tek Avokati i Popullit për shkarkimin nga Thaçi

20:40 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka bërë të ditur në Puls të KTV-së se Alma Lama është ankuar në këtë institucion për shkarkimin nga pozita e ambasadores në Itali.

Sipas Jasharit, Lama ka thënë se i është bërë e padrejtë dhe vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shkarkim të saj është i paligjshëm.

“Ka kërkuar nga Avokati i Popullit të bëjë vlerësimin e vendimit. Ne kemi kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme komplet dokumentacionin dhe raportin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për të vlerësuar a ka pas shkelje apo jo”, ka thënë Jashari.

Jashari ka bërë të ditur se Lama ka dorëzuar në ankesën e saj vendimin për shkarkim, teksa ka thënë se dokumenti s’përmban arsyetime të shpjeguara mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme