Google ADS

Nard Ndoka ultimatum Ramës: Dorëzohu, je i rrethuar!

20:33 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ka lëshuar një apel publik kryeministrit Edi Rama.

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para godinës së Parlamentit, ish-deputeti i kërkon kreut të qeverisë të dorëzohet para se të jetë vonë.

“O KM, protesta nuk është per tepsinë, por për timonin! Dorëzohu, je i rrethuar”, shkruan Ndoka në rrjetet sociale.

Më herët u përfol se kryedemokristiani nuk do e linte mandatin e deputetit, por pak ditë më parë ai e zyrtarizoi një gjë të tillë duke u shprehur se, asnjëherë nuk e ka menduar të mos i bashkohet vendimit ekstrem politik të opozitës për të mos e dorëzuar mandatin e deputetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme