Për disa njerëz është e lehtë të kenë besim në vetvete, ndërsa për disa të tjerë thjesht e pamundur.
Nëse mendoni se është dicka me të cilën ti lind, e keni gabim, pasi mund të përmirësoheni nëse ndiqni këto këshilla nga ‘Bright Side’.
Kur dikush ju komplimenton, mos mendoni se është duke u përpjekur t’ju joshë. Mësohuni me faktin se keni disa veçori për tu vlerësuar.
Njerëzit e suksesshëm bëjnë gabime dhe pendohen për disa vendime që marrin, por nga këto situata nxjerrin leksione të vlefshme.
Nëse nuk mbani kontakt me sytë, atëherë tregoni se nuk keni vetbesim. Kur shiheni në sy, i vërtetoni personit që jeni të besueshëm dhe të sinqertë.
Mbani kurrizin drejtë kur ecni, kokën lartë dhe shikimin drejtë. Të gjitha këto janë shenja të vetëbesimit dhe do të vihen re shumë mirë nga njerëzit rreth jush. Do të shihni që do ndiheni ndryshe.
Hiqni nga mendja të gjitha mendimet negative, pasi nëse i analizoni ato, do të kuptoni që nuk kanë baza. Mbani një listë me cilësitë pozitive që keni dhe lexojini sa herë të ndiheni keq.
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg