SHBA nuk janë duke e shtyrë përpara këmbimin e territoreve dhe as korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, për dallim prej disa shteteve anëtare të Kuintit, SHBA nuk mendojnë se duhet të ketë vija të kuqe dhe palëve t’u pamundësohet të flasin qoftë edhe për çështjen e kufirit.
“Ne nuk mendojmë se duhet të pamundësohet që palët të flasin për çfarëdo që do të çonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e dy anshme dhe paqe të qëndrueshme. Por nuk do të pranojmë çfarëdo marrëveshje që na ofrohet”, i ka thënë RTV Dukagjinit një zyrtar i Qeverisë amerikane.
Sipas këtij zyrtari pritjet e kryeministrit Haradinaj ose kujtdo qoftë qe SHBA të ofroje siguri se nuk do te bisedohet për kufijtë janë jo reale. “Askush nuk do të marr garanci të tilla”, ka thënë ky zyrtar, përcjell Telegrafi.
Sipas të njëjtit zyrtar, SHBA-të kanë hartuar një listë veprimesh që Serbia duhet t’i bëjë menjëherë, pasi qe qeveria e Kosovës të pezulloj taksën.
Sipas tij, taksa duhet të hiqet sa më shpejt.
“Ne nuk mendojmë se partneriteti mes SHBA-ve dhe Kosovës nuk cenohet edhe në momentet kur nuk ka mirëkuptim siç është ky për taksën. Mirëpo edhe narrativa se marrëdhëniet tona janë në nivel katastrofik është e ekzagjeruar”, ka thënë ky zyrtar i qeverisë amerikane.
Ai më tej ka bërë thirrje që Kosova sa më shpejtë të krijojë kushte për rikthim në dialog.
“Ne nuk jemi të sigurtë se do të arrihet një marrëveshje, por siç e ka thënë presidenti Trump në letrën e tij, është një përpjekje që duhet të mbështetet nga të gjithë”, thotë me tjerash ky zyrtar.
Sipas tij SHBA janë duke e mbështetur fuqishëm punën e gjykatës special, derisa ka thënë se administrata Trump nuk ka qëndrim rreth zgjedhjeve të parakohshme që mund të shkaktohen si rezultat i përçarjeve të brendshme politike në Kosovë. /
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës