Departamenti i Shtetit e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të nënsekretarit për çështje politike, David Hale.
Në një njoftim zyrtar thuhet se ai do të qëndrojë paraprakisht në Britani të Madhe, Ukrainë dhe Serbi.
Në Kosovë do të kërkojë marrjen e masave që çojnë në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.
“Më 9 mars në Prishtinë, nënsekretari do të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të përgjithshme të normalizimit me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje”, thuhet në njoftim, raporton KTV.
Ndërkohë, sa i përket vizitës në Serbi, Hale pritet të kërkojë kthimin në dialog për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovës.
“Ai gjithashtu do të udhëheqë një diskutim me liderët e shoqërisë civile për çështje të interest rajonal dhe global, duke përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”, njofton Departamenti i Shtetit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...