Maqedonia Veriore vendi më i pashëndetshëm në botë

16:20 | 4 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ndoshta ka të bëjë me ushqimin, ose me ajrin, por Spanja sapo e ka kaluar Italinë.

Këtë vit, Spanja renidet si vendi më i shëndetshëm në botë, transmeton portali arbresh.info

Renditja është bërë sipas edicionit të vitit 2019 të Indeksit mbi shëndetësinë nga Bloomberg, e cila rendit 169 vende sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Në vitin 2017, Spanja mbante vendin  e gjashtë.

Katër vende tjera europiane janë rendiur në 10 vendet më të shëndetshme: Islanda ( vendi i tretë), Zvicra ( e pesta), Suedia ( e gjashta) dhe Norvegjia ( e nënta).  Japonia vazhdon të mbajë fronin si vendi më i shëndetshëm aziatik, duke e hedhur në vendin e katërt Singaporin, i cili në vitin 2017 mbante vendin e parë. Australia dhe Izraeli rrumbullakuan 10 vendet e para në vendin e shtatë dhe të dhjetë.

Sipas shkencëtarëve besohet se Italia dhe Spanja janë vende të shëndetshme për shkak të dietës mediterriane, e cila plotësohet me vaj ulliri ekstra të virgjër ose arra. Konsiderohet se kjo dietë sjell në një normë të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

Spanja ka jetëgjatësinë më të lartë në lindje midis kombeve të Bashkimit Europian dhe ndjek vetëm Japoninë dhe Zvicrën në nivel global, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara. Spanja nga 2040 parashikohet të ketë jetëgjatësinë më të lartë, pothuajse 86 vjet, e ndjekur nga Japonia, Singapori dhe Zvicra, sipas Institutit të Mjekësisë dhe Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Në listën e publikuar nga Bloomberg, Shqipëria renditet e 43-ta, Serbia e 55-ta, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e fundit, në vendin e 56-të./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme