Google ADS

Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza për në Gjermani dhe Zvicër

09:09 | 4 Mars 2019
V. S.

Rreth 100 mijë kosovarë në vit kërkojnë viza nga Ambasada e Gjermanisë dhe nga ajo e Zvicrës.

Një përqindje e madhe e kërkesave për vizë refuzohet, ndërsa në disa raste ato jepen për afat të shkurtër kohor.

Lëvizja e lirë vazhdon të jetë sfidë e pakalueshme për qytetarët e Kosovës edhe në vitin 2019. Rruga e Kosovës drejt liberalizimit të vizave është vështirësuar, kështu ka deklaruar para disa ditëve për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha. Pavarësisht se Kosova i ka përmbushur kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, ende nuk është bërë asnjë hap konkret që do t’i hapte udhë këtij procesi.

Por me gjithë vështirësitë qytetarët e Kosovës nuk rreshtin së kërkuari viza nëpër ambasada. Kërkesat e tyre për të dalë jashtë vendit janë të mëdha. Sipas statistikave të dërguara për gazetën “Zëri”, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë brenda viteve 2017 dhe 2018 i ka pranuar rreth 100 mijë kërkesa për viza.

Zyrtarët e kësaj Ambasade thonë se edhe për vitin 2019 pritet i njëjti numër kërkesash si në dy vjetët paraprakë. Ndërsa në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë shqyrtohen rreth 200 aplikacione në ditë për viza. Në këto dy shtete, Gjermani dhe Zvicër, është e përqendruar diaspora kosovare, prandaj ka kërkesa më të mëdha për viza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme