Nëse zbulohet herët, pasojat e rënda të kancerit në stomak mund të jenë të trajtueshme. Por duhet bërë kujdes, pasi simptomat rrallë herë janë të dukshme që në stadet fillestare të nisjes së sëmundjes.
Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve të stomakut është hemorragjia e brendshme mikroskopike, e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve, megjithatë kushtojuni rëndësi edhe këtyre shenjave.
1.Gjinia është një tjetër faktor që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje: Sipas autoriteteve shëndetësore seksi mashkull është i riskuar 2 herë më shumë se seksi femër. Ndërkohë që sa i takon moshës së përhapjes së këtyre tumoreve, mosha ku evidentohet më shpesh kanceri i stomakut është nga 50-60 vjeç. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjeç. Kjo pasi në të shumtën e rasteve shenjat zbulohen shumë kohë më pas nga momenti fillestar i shfaqjes së sëmundjes.
2.Dieta ka një rol të rëndësishëm: Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura, të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përbën një faktor risku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyrë të kuqe ose të verdhë, si: domatja, karrota, patatja e ëmbël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga tumori i stomakut.
3.Alkooli dhe duhani janë të implikuar në kancerin e stomakut: Pirja në mënyrë të moderuar e alkoolit, që është përcaktuar jo më shumë se një pije për gratë në ditë, dhe dy pije për burrat mund të ketë rezultat pozitiv në shëndet. Por të pish më shumë, mund të shkaktosh një numër problemesh që përfshijnë irritimin e stomakut dhe të ezofagut të cilat mund të çojnë edhe në kancer.
4.Historia familjare: Në qoftë se prindërit kanë vuajtur nga kjo diagnozë, ekziston një risk 2-4 herë më shumë për kancer stomaku.
5.Grupi i gjakut A: për arsye ende të panjohura personat me këtë grup gjaku kanë një risk me të madh për kancer stomaku. Shpeshtësia është më e madhe në disa vende, si: Japonia, Korea, Evropa Lindore, Amerika Latine sesa në SHBA. Kjo diferencë lidhet me dietën dhe HP (helikobakter pylori).
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...