Çdo vit “US News dhe “World Report” publikojnë çdo vit listën se cilat janë shtetet më të fuqishme të botës. Nuk do zhgënjeheni aspak nga lista, pasi të gjithë e presin se SHBA është supërfuqia më e madhe në botë.
Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës. Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.
Këtë vit ka edhe surpriza, ku njëri prej tyre është edhe Pakistani, i cili renditet para shteteve me emër si Spanja apo edhe të tjera. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e numrit të madh të popullsisë dhe moshës së re të saj, të paktën kështu paraqitet në këtë raport.
10 shtetet më të fuqishme janë:
SHBA
Rusia
Kina
Gjermania
Britania
Franca
Japonia
Izraeli
Arabia Saudite
Korea e Jugut
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...