Shtëpia e Bardhë mbrojti të dielën ndërprerjen e takimit të nivelit të lartë të Presidentit Donald Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi, duke thënë se duke refuzuar një marrëveshje të pjesshme sipas kushteve të Phenianit, ishin mbrojtur interesat amerikane.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton i tha televizionit CBS se “çështja ishte nëse Koreja e Veriut ishte e gatshme të pranonte atë që Presidenti e quan ‘marrëveeshjen e madhe’, që është çnuklearizimi i plotë, sipas një formulimi që presidenti i dorëzoi Kim Jong Unit dhe të krijohej mundësia për një të ardhme ekonomike të zhvilluar, ose diçka më pak se kjo që për ne ishte e papranueshme”.
Zoti Bolton shtoi se presidenti “i qëndroi me forcë pikëpamjes së tij”, se ai e thelloi marrëdhënien me Kim Jong Unin dhe se ai nuk e konsideronte dështim kur interesat kombëtare janë të mbrojtura.
Në një nga intervistat e mëngjesit që dha për CNN-in, zoti Bolton tha se “nëse nuk arrin një marrëveshje të mirë, më mirë të mos kesh marrëveshje fare sesa një marrëveshje të keqe”. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha se nuk është i qartë fati i negociatave të mëtejshme me Korenë e Veriut.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut