Ai përmes një deklarate në Twitter ka bërë të ditur se qytetarët duhet të mblidhen në ora 11.00 sipas kohës lokale.
Lideri i opozitës venezuelase Juan Guaido i bëri thirrje popullit të Venezuelës që nesër të dalë në protesta të përgjithshme, në kuadër të kthimit të tij në vend.
Ai përmes një deklarate në Twitter ka bërë të ditur se qytetarët duhet të mblidhen në ora 11.00 sipas kohës lokale.
Guaido shkruan se qytetarët e vendit duhet të përcjellin njoftimet e tij zyrtare në të cilat do të jepen detaje për takimet me mbështetësit.
Ai të shtunën qëndroi në Ekuador, në kuadër të turneut nëpër vendet e Amerikës Jugore, në të cilat angazhohet për të shtuar presionin mbi presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për të dhënë dorëheqje.
Guaido pohon se Maduro duhet të japë dorëheqje, në mënyrë që Venezuela të rikuperohet nga kriza politike dhe humanitare në të cilën ndodhet, derisa Maduro nga ana e tij ka deklaruar se Guaido është pjesë e komplotit kundër qeverisë së tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...