Djali vdiq të nesërmen pas një arresti kardiak
Një mjek popullor është dënuar me burg pas vdekjes së një djali 13 vjeçar me diabet ‘Tip 1’ për të cilin ai rekomandoi trajtim me barëra bimore në vend të insulinës. Këtë e ka bërë të ditur avokati i qytetit të Los Angeles, Mike Feuer.
Në gusht të vitit 2014, Timothy Morrow vizitoi djalin – atë kohë i sëmurë rëndë me komplikime diabetike dhe iu tha prindërve të tij që të mos i jepnin insulinën që një pediatër ia kishte përshkruar. Në vend të kësaj, Morrow rekomandoi produktet bimore të cilat edhe ia shiti.
Djali vdiq të nesërmen pas një arresti kardiak, ndërsa ekzaminuesi mjekësor tha se mund të ishte parandaluar me trajtimin e duhur mjekësor.
Ky rast nënvizon rreziqet serioze për shëndetin dhe sigurinë e marrjes së këshillave mjekësore nga dikush që nuk ka licencë dhe trajnimin e duhur”, ka thënë avokati Feuer.
Morrow u dënua me 120 ditë në burgun e qarkut pasi u shpall fajtor për ushtrimin e mjekësisë pa licencë. Ai nuk e pranoi asnjë akuzë tjetër që përfshin abuzimin e fëmijëve.
Morrow do të ketë 48 muaj provë testuese, do të paguajë gjobë 5 mijë dollarë, do të vendos etiketa paralajmëruese për produktet e tij bimore, do të paguaj koston e funeralit të djalit dhe do të kryejë një program këshillimi një vjeçar për abuzuesit e fëmijëve. Nëse ai implikohet në ndonjë rast tjetër vdekjeje atëherë do të përballet me akuza për vrasje.
Po ashtu, Morrow do të duhet t’i heq të gjitha reklamat e tij për bimët dhe trajtimin mjekësor. Për shembull videot në Youtube ku pretendon se ‘insulina lëshon helm’ ndërsa shalqiri, kungulli i njomë dhe bishtaja janë ‘insulinë natyrale’.
Nëna e djalit të vdekur, Maria Madrigal ka deklaruar se i besonte këshillave mjekësore të Morrow dhe ka vepruar duke u bazuar në to.
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...