Në një kohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar kombëtare e opozitës së bashkuar, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook” Bardhi kërkon nga Rama t’i japë leje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëjë publike orën e seancës plenare.
“Gazmend Bardhi Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi.
Kujtojmë që PD ka paralajmëruar protesta në varësi të seancave plenare në Kuvend.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...