Britania thotë se tani është “shansi i fundit” për paqe në Jemen

17:50 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Sekretari i Jashtëm i Britanisë ka paralajmëruar për dështimin e marrëveshjes së paqes në Jemen, duke thënë se tani “është shansi i fundit” për të arritur një marrëveshje të paqes.

Sekretari Jeremy Hunt i bëri këto komente sot gjatë vizitës në qytetin Aden, që gjendet në jug të Jemenit.

Kjo është vizita e parë e ndonjë ministri të jashtëm të vendeve Perëndimore, që prej se konflikti në Jemen nisi më 2015.

Hunt tha se procesi i paqes në Jemen “mund të vdes brenda javësh nëse ne nuk shohim që të dyja palët po iu përmbahen angazhimeve të tyre që marrin në Stokholm”.

Bisedimet e paqes, të organizuara nga Kombet e Bashkuara, mbahen në Stokholm të Suedisë, përcjell rel.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit dhe rebelët huthi janë pajtuar për një marrëveshje armëpushimi në dhjetorin e vitit të kaluar. Dy palët po ashtu janë pajtuar për shkëmbimin e të burgosurve, por megjithatë këto zotime ende nuk janë përmbushur.

Të dyja palët, si Qeveria e Jemenit, por edhe rebelët huthi, fajësojnë njëri-tjetrin se po pengojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Lufta në Jemen ka nisur në marsin e vitit 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme