Google ADS

Prangosen tre persona në Gjilan, rihapen bastoren sportive pas mbylljes nga ATK

14:59 | 3 Mars 2019
L G

Policia e Kosovës ka arrerstuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohet se kishin larguar shiritat paralajmërues dhe kishin dëmtuar drynin në disa lokale të lojërave të fatit – bastore sportive duke filluar punën në kundërshtim me urdhrin e Administratës Tatimore të Kosovës për ndërprerjen e punës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gjilan 15:30.

“ Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak se të njëjtit kishin larguar shiritat paralajmërues dhe kishin dëmtuar drynin në disa lokale të lojërave të fatit – bastore sportive duke filluar punën në kundërshtim me urdhrin e Administratës Tatimore të Kosovës për ndërprerjen e punës”, bën të ditur policia.

Tre të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme