Google ADS

Projekti i 14-vjeçarit që mori vëmendje edhe nga sunduesit e botës (Video)

11:25 | 17 Shtator 2015
Arbresh Info

Dje në mbrëmje, ‘Dallas Morning News’ raporti një ngjarje vërtetë të çuditshme. Një adoleshentë në Irving solli në shkollë një projekt elektronik të krijuar në shtëpi dhe derisa mësuesi i tij teknik e quajti këtë “shumë të mirë”, një tjetër mësues kishte një parandjenjë tjetër për të, gjë për të cilën ai mendoi se edhe policia duhet të përfshihet në këtë rast. Djaloshit iu vënë prangat, u arrestua madje edhe u përball edhe me akuza se ka krijuar një bombë, që sipas një zëdhënësi në Irving, adoleshenti  nuk tregoi për lidhjet, qarqet ekranin LCD apo diçka tjetër më shumë se një orë.

Ashtu edhe siç mund të shihet në foton e publikuar më lartë ajo nuk është diçka më shumë se një kuti e vogël, por policët që duket se janë trajnuar duke u bazuar në filmat e viteve të 80’ta nuk shihnin ndonjë alternativë tjetër, shkruan arbresh.info. Pavarësisht mungesës së eksplozivëve, dhe të qenurit një orë, kjo ishte krijuar nga Ahmed Mohamed, një student mysliman, familja e të cilit ka emigruar nga Sudani. Edhe pse zyrtarët në shkollë, polica dhe kryetari i vendit nuk arritën të mbështesin zbuluesin e ri, kjo ngjarje mori vëmendje shumë nga rrjetet sociale.

Hashtagu #IStandwithAhmed është për të mbështetur të riun mysliman nga njerëzit nga e gjithë bota për mënyrën e tij të trajnimit. Rasti i tij mori vëmendje gjithashtu edhe nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i cili e ftoi Ahmedin për të sjellur orën në Shtëpinë e Bardhë.

Pas Obamas, ishte edhe drejtori ekzekutiv i gjigantit Facebook, Mark Zuckerberg,  që i kushtoi një postim në rrjet social djaloshit 14-vjeçar duke ftuar gjithashtu atë në Faceboook./arbresh.info

https://www.facebook.com/zuck/posts/10102373304096361

https://twitter.com/POTUS/status/644193755814342656

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme