Revista gjermane “Der Spiegel” paralajmëron një pranverë protestash në Ballkanin Perëndimor.
Duke ju referuar protestave në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë, në shkrim thuhet se punonjës të thjeshtë, sipërmarrës të vegjël dhe intelektualë, studentë, akademikë dhe pensionistë dalin pothuajse çdo fundjavë në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare.
Në Shqipëri, sipas revistës gjermane, në dhjetor të 2018, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar, klientelizmin dhe korrupsionin.
Politologu dhe eksperti për Ballkanin Perendimor Vedran Dzihic tha për Der Spiegel se për herë të parë në shumë vite, ka një moment në rajon, ku gjithnjë e më shumë njerëz nuk duan të mbyllin sytë tek makinacionet e klikave në pushtet.
“Ende është e vështirë të parashikohet nëse protestat do të çojnë në ndryshime. Sidoqoftë, elementi kyç është dëshira e qytetarëve për më shumë demokraci dhe vendosmëria e tyre për të mos u frikësuar”.
Duke ju referuar edhe situatën e krijuar pak ditë më parë mes delegacionin të PE dhe opozitës në Shqipëri, politologu shprehet kritik për BE, pasi sipas tij nuk shihet më si shpresë për të pakënaqurit.
“BE ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë. Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje.”
Sipas aktivistëve, në Shqipëri, Serbi, Bosnje, Mali të Zi po demonstrojnë qytetarë të pakënaqur kundër sunduesve të tyre të korruptuar dhe autoritarë. Kryesisht të shtunave, disa për disa javë, disa madje edhe për muaj. Por sipas këtyre aktivistëve ajo që mungon në të ashtuquajturën Pranvera në Ballkan, është flamuri i Bashkimit Evropian.
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...