Polici rrahet keq nga një qytetar në Prishtinë

12:34 | 3 Mars 2019
L G

Derisa po intervistohej nga zyrtarët policor, një person ka sulmuar fizikisht njërin nga policë, duke i shkaktuar lëndime fizike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton arbresh.info.

I gjithë rasti ka ndodhur të shtunën në Rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke u intervistuar ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

Ky rast është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme