Google ADS

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Kolumbinë

08:57 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Siç ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme, Kosova do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kolumbinë duke i shkëmbyer ambasadorët.

Ministri i Jashtëm kolumbian, Carlos Holmes Trujillo García sipas njoftimit i kishte dërguar një letër homologut të tij Pacolli nëpërmjet së cilës njoftonte mbi Dekretin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, çka mundëson komunikimin e përhershëm të nivelit më të lartë në mes dy vendeve me shkëmbimin edhe të Ambasadorëve, përcjell zeri.info. Kjo pasoi një takim që e kishin dy kryediplomatët.

“Nëpërmjet hapjes së Ambasadës rezidente në Bogota, Republika e Kosovës synon mbulimin dhe përfaqësimin jo-rezident diplomatik edhe në shtete të tjera në atë kontinent”, shkruhet mes të tjerash në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme