Asnjë nga partitë deri tash nuk kanë paraqitur interesim që t’i bashkohen kërkesës së LDK-së, për një qeveri gjithëpërfshirëse deri në shkuarjen në zgjedhje të reja.
Të paktën kështu ka thëne në një intervistë për arbresh.info, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka shtuar se për të dalur nga kjo situatë vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
“Kërkesa jonë nga vera e vitit të kaluar është që të hyjmë bashke dhe të caktojmë një datë të zgjedhjeve asi që Qeverisja aktuale nuk legjitime dhe demokratikë. Ata nuk i kanë numrat pasi që nuk e kanë një partner të koalicionit dhe ne anën tjetër as opozita si ka numrat për mocion dhe duke qenë kështu ne kemi thanë të ulemi të gjithë se bashku dhe të gjejmë një zgjidhje .Deri tash nuk kemi pasur as një pajtueshmëri n për këtë nga partneret e koalicionit”.
Se kanë pasur krekës nga ndërkombëtaret që LDK-ja t’i bashkohet proceseve të mëdha të Kosovës, e pohon edhe vetë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Ka pas kërkesë nga partneret tanë ndërkombëtare qe ne si LDK, të jemi pjesë e proceseve qe do të ndodhin në Kosovë por ne e kemi bërë të qartë se do mund të jemi vetëm pas zgjedhjeve të reja ose pas një marrëveshje për një Qeverisje ku do ti caktonim zgjedhjet e reja”.
Tutje Hoti, shton se Qeveria aktuale po vazhdon t’i prish marrëdhëniet më ndërkombëtaret.
Ndërsa shtonë se kurdo që të vije në kuvend LDK, nuk do ta mbështes platformën për dialog.
Sipas tij Kosova s’mund të prezantohet më një platforme të tillë.
“Ky koalicion prej kur ka ardhur në qeverisje ka rrezikuara në vazhdimësi marrëdhëniet më Amerikën dhe e kanë dëmtua Kosovën, andaj duhet të kemi një Qeverisje të re. Platforma është jo kushtetuese, platformë e tillë si vyen Kosovës, Kosovës i duhet një platformë që bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe qe votohet në Kuvend më 2 të 3 e votave vetëm në këtë mënyrë mund të shfrytëzohet si dokument për të përfaqësuar Kosovës në të kundërtën kjo platformë se përfaqëson Kosovën”, ka përfunduara ai./V.Selimi/Arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...