Muhamet Bicaj ka folur me vendosmëri, kur ka konstatuar se pak vjet pas themelimit Universiteti i Prishtinës e ka rivalizuar Universitetin e Beogradit, ndërsa për shkollimin paralel të organizuar gjatë viteve ’90 ka theksuar se e ka ruajtur strukturën kombëtare shqiptare në Kosovë. E, zhgënjimin e ka shprehur me qasjen që Kosova e ka treguar në raport me arsimin pas çlirimit.
Bicaj është shkolluar në Normalen e Prishtinës e të Gjakovës, pas themelimit të të cilave qe krijuar rrjeti i shkollave në gjithë vendin. Ishte mësimdhënës, por edhe pjesë e politikëbërjes së arsimit në vitet e mëpastajme. Ndërkaq u vendos në krye të kauzës për ta mbajtur gjallë shkollimin shqip gjatë viteve ’90, shkruan sot “Koha Ditore”.
Profesori universitar i kimisë, që prej vitesh është në pension, ishte prorektor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa ministër i Arsimit në Qeverinë e Kosovës në ekzil. Ai është autor edhe i shumë teksteve shkollore të kimisë.
Në një intervistë për “Kohën Ditore, Bicaj ka folur për të tria etapat në të cilat ka kaluar arsimi. Mes tjerash, ai ka folur për rolin që shkolla ka pasur jo veç në edukim, por edhe në emancipimin e shoqërisë, ndërsa ka shprehur vërejtjet e tij për vëmendjen e pamjaftueshme që shteti i Kosovës ia kushton arsimit.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë