Ilir Bytyçi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të UÇK-së që u vranë nga forcat serbe, thotë se Aleksandër Vuciq nuk është President, por ‘një kriminel lufte’.
Bytyçi ka thënë për RTK se Serbia ka përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve të tij.
“Në Kosovë nuk ka krimi’nelë lufte dhe kriminel të tjerë. Ata janë në Serbi dhe të gjithë janë në Parlamentin e Serbisë. Ka kriminel lufte, ka krimi’nel të krimit të organizuar dhe Vuçiq është bosi i bosëve. Ai ka dhënë shumë premtime për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tanë dhe nuk e ka mbajt këtë premtim. Ai është bos i krimit dhe bos i kriminelëve”, tha Iliri.
Ai po ashtu tregoi se kongresmenët amerikanë i kanë bërë të ditur Serbisë se nuk do të mund të hynë në BE, nëse nuk e zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.
Iliri ka treguar se SHBA ka vënë sanksione ndaj ish-oficerit të lartë të policisë serbe Goran Radosavleviq i njohur “Guri” dhe ndaj familjes së tij, si përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...