Belgjika synon t’i propozojë 27 partnerëve të saj të Bashkimit Europian vendosjen e një takse europiane mbi transportin ajror, njoftoi sot ministri belg i Mjedisit, Jean Luc Crucke për televizionin RTBF.
Pas Holandës që kishte hedhur një ide të ngjashme gjatë një mbledhje të ministrave të Financave të BE’së më 12 shkurtin e kaluar, Belgjika synon ta vendosë këtë çështje në tavolinë gjatë mbledhjes në Bruksel të ministrave të Mjedisit më 5 mars, për të kontribuar në luftën kundër ngrohjes klimatike.
“Nuk ka një taksë mbi kerozenin dhe mbi biletat e avionëve”, konstaton Crucke, duke kritikuar një model transporti ndotës.
“Për pasojë ai synon të ndihmojë ndërgjegjen (e përdoruesve) nëpërmjet sjelljes së xhepit. Mund të vazhdosh të përdorësh avionin por jeni në dijeni që do të paguani më shumë”, tha ai.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...