Google ADS

Hiqni hemorroidet pa bisturi

22:49 | 2 Mars 2019
Trina Galanxhi

Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën popullore si “majasëlli”, janë ndër patologjitë më të shpeshta që prekin pothuaj të gjitha moshat.

Ato mund të jenë të shpeshta edhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark, gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë kalimtare.

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit, ose pjesës së poshtme të rektumit (zorrës së trashë), janë të fryra dhe të skuqura.

Dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, diarretë e shpeshta dhe vështirësitë gjatë jashtëqitjes (konstipacioni) janë ndër faktorët që çojnë në shfaqjen e hemorroideve.

Për të shmangur formimin e tyre, apo parandaluar rishfaqjen në momentin që i kemi trajtuar, duhet të jemi të kujdesshëm me ndjekjen e një stili të shëndetshëm jetese, veçanërisht kundrejt ushqimeve që përzgjedhin të konsumojmë gjatë ditës.

USHQIMET
Dieta e rekomanduar për personat që vuajnë nga hemorroidet përfshin këto ushqime:

  • Fruta: Mollë, dardha, rrush, pjepër, shegë, luleshtrydhe, kumbulla, pjeshkë, ananas, mango
  • Lëngje: Duhet të pini sa më shumë ujë,si dhe lëngje të tjera, por jo alkool.
  • Fibrat: Ushqimet e pasura me fibra janë buka e zezë, perimet me gjethe jeshil, lakrat, spinaqi.
  • Perime: Ndër perimet e rekomanduara që të konsumohen sa më shpesh janë: lulelakrat, karotat, panxhari, fasulet, bizelet, thjerrëzat, kungujt, kastraveci.

KREMI ME HUDHËR
Por përveç ndryshimeve në stilin e jetesës, provoni trajtimet e mjekësisë alternative, siç është për shembull kremi natyral me hudhra kundër hemorroideve.

Hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike, si psh trajtimi i hemorroidëve.

– Në një tenxhere të vogël shtoni 1 lugë çaji me mjaltë, 10 thelpinj hudhra të grira imët dhe 3 lugë gjelle me qumësht.

Vendoseni të ziejë duke e përzier herë pas here.

Kalojini në blender derisa të formohet një masë kremoze, e cila duhet të pushojë në frigorifer për 3 orë.

Merrni pak nga sasia e tij çdo mbrëmje dhe lyeni zonën ku keni hemorroide; do t’ju shpëtojë nga bisturia, pasi brenda pak ditësh do të shërohet vendi dhe do të rigjenerohen indet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme