Kënga do të jetë pjesë e albumit të Tunës Këngëtari më “in” i momentit , Yll Limani po vjen me një duet me miken e tij.
Ai ekskluzivisht për portalin rtv21.tv ka zbuluar se bashkëpunimi i radhës do të jetë më këngëtaren e njohur Altuna Sejdiun- Tuna.
Ylli ka thënë se projekti do të jetë njëra prej shtatë këngëve të albumit të ri të Tunës i cili pritet të publikohet javën tjetër.
Albumi titullohet Fortuna” dhe do të promovohet në një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë, më 8 mars, në ora 20:00.
Ndërkohë Ylli aktualisht po shijon suksesin e baladës “Harrom” të cilën e ka publikuar në fund të muajit janar dhe deri më tani ka afër gjashtë milionë klikime në Youtube.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...