Ora e cila do të shenojë edhe fillimin e votimeve në zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit po afron, të cilat do të zhvillohen neser, me 3 Mars, e që kan marrë vëmendjen e opinionin gjithë shqiptar, sidomos pas bashkimit faktorin politik shqiptar i cili do të garoj me një listë të përbashkët “Forumi Shqiptar’’ përballë partive malezeze, boshnjake dhe serbe.
Sipas akterëve politik, por edhe njohësve të rrethanave politike në rajonin e Malësisë, fushata është karakterizuar me një sjellje korrekte në përgjithësi, pamarrë parasyshë incidenteve të vogla, të cilat nuk kanë ndikuar ne klimën e mirë të këtij procesi parazgjedhor e që nesër do të kulmojë me votime që do të nisin që në orët e mëngjesit.
Megjithatë kjo atmosferë e mirë dhe korrekte tashmë ka filluar të luhatet vetëm pak orë kur na ndajnë nga fillimi i votimeve.
Partia që ishte në pushtetin komunal të Tuzit dhe që qeverisë në nivelin qendror në Mal të Zi, DPS-ja e presidentit Milo Gjukanoviq, e përballur me një mobilizim të shqiptarëve dhe bashkimit të faktorit politik shqiptar, ka filluar t’i lëvizë ‘’gurët’’ e fundit për të ndikuar tek popullata shqiptare dhe për ta përqarë elektoratin shqiptar.
Burimet tona nga Tuzi, flasin për shantazhimet që iu bëhen shqiptarëve atje nga ana DPS, përmes kërcënimeve me vende të punës, ofrimit të blerjes së votës dhe mënyra të tjera jo demokratike. Deri sa nata po e vënë pushtetin e saj në Malësi, njerëzit e ‘’vlladës’’ nga Podgorica të deleguar nga DPS-ja dhe Milo Gjukanoviq, tashmë kanë filluar gjahun e tyre për ta thyer bashkimin e elektoratit shqiptar, i cili tregoi gjatë këtyre ditëve se është i vendosur për të bërë ndryshime në Tuz dhe Malësi, duke shprehur votën e tyre në drejtim të koalicionit të partive shqiptare “ Forumi Shqiptar’’.
Megjithatë shpresojmë se elektorati shqiptar, malësorët që njihen për besë e bujari nuk do të tunden nga ofertat e ‘’vlladarëve’’, por do të vazhdojnë t’i mbesin besnik ‘’Forumit Shqiptar’’ dhe nesër ta votojnë numrin 5.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara