Formacionet e El Clasicos, Real Madrid – Barcelona

19:42 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

Dy rivalët e mëdhenj të El Clasicos kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë mbrëmje (e shtunë).

Real Madridi dhe Barcelona kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ shpresojnë në rezultat pozitiv pas disfatës të tmerrshme vetëm 72 orë më parë kundër skuadrës së Ernesto Valverdes në formë për të ringjallur shpresat e tyre në garën për titull.

Nga ana tjetër, Barcelona synon të përforcojë kreun e tabelës dhe të sigurojë një fitore historike për të mposhtur kampionin e Evropës edhe për nga numri i fitoreve të përgjithshme për herë të parë pas 87 viteve.

Ndeshja fillon në ora 20:45./arbresh.info/


Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilón; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Luis Suárez, Dembélé.

Të ngjashme