Rami Malek është në bisedime për të luajtur rolin kryesor negativ në filmin e ardhshëm për James Bondin – transmeton Sky News.
Pasi e fitoi çmimin Oscar, Golden Globe dhe BAFTA, për portretizimin e Fredie Mercuryt në filmin biografik të grupit “Queen”, “Bohemian Rhapsody”, tashmë po flitet se ai mund të jetë rivali i Daniel Craigut në filmin e 25-të për agjentin e famshëm sekret.
Më herët është raportuar se ai kishte hyrë në konkurrencën e ngushtë për rolin negativ në vazhdimin e radhës, mirëpo arritjen e marrëveshjes e pengon roli i tij në serialin “Mr. Robot”.
Megjithatë, spekulohet se është arritur një marrëveshje që i përshtatet orarit të 37-vjeçarit, në mënyrë që të ketë mundësi të funksionojë me të dyja produksionet.
Nuk janë dhënë detaje se si do të jetë karakteri negativ në filmin e radhës për 007, mirëpo flitet se mund të jetë i verbër.
Në ndërkohë, është thënë se ky do të jetë filmi i fundit në të cilin do ta shohim Daniel Craigun në rolin e James Bondit.
“Casino Royale” (2006), “Quantum of Solace” (2008), “Skyfall” (2012) e “Spectre” (2015) – janë filmat në të cilët aktori anglez deri më tani e ka luajtur rolin e agjentit sekret.
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...