Daut Haradinaj dikur për Vlora Çitakun: Ajo çikë po na e zbardh fytyrën

18:54 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Vlora Citaku, si ambasadore e Kosovës në SHBA dhe përfaqësuese në mbledhjet që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mban për Kosovën, para dy vjetëve ishte përplasur me kryediplomatin serb, Ivica Daciq në OKB.

Çështja që kishte përplasur Daciqin e Çitakun ishte arrestimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në janar të vitit 2017 në Francë.

E, kjo e kishte bërë krenar Daut Haradinajn, deputet i AAK-së, dhe vëllai i kryeministrit Haradinaj, që atë kohë po mbahej në Strasburg të Francës, pas një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.

Në një debat televiziv pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, Daut Haradinaj kishte thënë se Vlora Citaku po ia zbardh fytyrën Kosovës.

“Veproi qysh i ka hije një shteti. se ajo është personi kryesor. Ka bërë shumë mirë. Shumë reagime ka. Nuk është hera e parë që ajo vajzë po na zbardh fytyrën. Në çdo paraqitje në Këshill të Sigurimit ajo është e jashtëzakonshme. Një fjalë më të madhe që e kisha gjet për të është, jo veç reagimin për Haradinajn, po edhe për rastet tjera.

Nuk ka qëndrim në Këshill të Sigurimit me të cilin nuk na ka bërë krenar. Edhe në përplasjet që i ka pasur me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. Ka pasur një qëndrim stoik, të drejtë dhe parimor.

Ajo ka përmendur edhe masakrat e Gjakovës disa herë në mbledhje”, kishte thënë Daut Haradinaj në atë debat.

Ndryshe, sot kryeministri Ramush Haradinaj e ka akuzuar Vlora Citakun se në Amerikë po punon për interesa personale të Hashim Thacit, e jo të Kosovës.

Më vonë reagoi Citaku duke thënë se asnjëherë nuk ka punuar në mënyrë selektive dhe jashtë mandatit të saj./Express

 

Të ngjashme