Bayern Munichu ka një shans të mrekullueshme për të barazuar me pikë liderin e tabelës në Bundesliga.
Kampioni në fuqi ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen si mysafirë kundër Borussia Monchengladbachut në kuadër të xhiros së 24-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Niko Kovac do të përpiqet për të siguruar tri pikë të plota në Borussia Park pasditen e sotme (e shtunë) në mënyrë që të barazohet me pikë me Borussia Dortmundin si lidere e tabelës.
Megjithatë, për shkak të situatës aktuale me lëndime, Bayerni do të ketë vështirësi të shumta ndaj Monchengladbachut që qëndron në pozitën e tretë të tabelë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:30./arbresh.info/
Gladbach: Sommer, Lang, Elvedi, Ginter, Wendt, Kramer, Neuhaus, Hofmann, Stindl, Hazard, Pléa.
Bayern: Neuer – Kimmich, Süle, Boateng, Rafinha – Thiago, Martinez – Müller, James, Gnabry – Lewandowski
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...