Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përmes një postimi në faqen zyrtare të Bashkesise Islame të Kosovës në rrjetin social “Facebook” ka uruar homologun e tij, Bujar Spahiun për emërimin në detyrë si Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Postimi i tij i plotë:
Kryetarit të porsazgjedhur të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar ef. Spahiut
I nderuar vëlla Bujar!
Më lejoni që në emrin tim, në emër të institucioneve të Bashkësisë Islame dhe në emrin e besimtarëve myslimanë të Kosovës t’ju përgëzoj e uroj me rastin e zgjedhjes suaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Me këtë rast uroj që të bëni më të mirën për KMSH dhe besimtarët shqiptarë ashtu siç e bënë paraardhësit tuaj.
I nderuar Bujar nga ju pres të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer të dy bashkësive në të mirë të besimtarëve tanë, vendeve e shteteve tona. .
Duke ju uruar e përgëzuar, Lus Zotin që të ju jap shëndet në jetë, mbarësi në punë e suksese në misionin tuaj sa të rëndësishëm e fisnik!
Me respekt,
vëllai juaj Naim ef. Tërnava
Myfti i Kosovës
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë