Google ADS

Serbët zhvarrosin të afërmit e ndjerë nga Prishtina për t’i dërguar në Serbi

16:49 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Serbët sot kanë vizituar varrezat e familjarëve të tyre të ndjerë në Prishtinë me rastin e ‘Ditës së Shpirtrave’

Siç raporton ‘Radio Kim’, shqetësues është parë fakti që në vendin ku janë të varrosur serbët shihen çdo ditë e më shumë varreza të zbrazura.

Familjarët serb po i zhvendosin ata nga Kosova në Serbi.

Ndërkohë murgu Sasha Mitroviq ka bërë thirrje që bashkatdhetarëve të tij që të mos e bëjnë një gjë të tillë, dhe të mos i zhvarrosin familjarët e tyre për ti transferuar nga Prishtina në Serbi.

“Varrezat i ka mbuluar bari, dhe çdo ditë e më shumë po shtohen varrezat e zbrazura”, ka thënë Mitroviq për ‘Radio Kim’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme