Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do ta zvogëlojë shkallën e inflacionit nga 19-20 për qind sa është aktualisht në 6-7 për qind, por nuk ka qartësuar se si do të arrihet një objektiv i tillë.
Përderisa po mbante fjalim gjatë fushatës zgjedhore në qytetin verilindor të Rizes, Erdogan nuk ka saktësuar se sa do të zgjasë plani i tij për zvogëlimin e inflacionit, por si duket e kishte fjalën për periudhën pas zgjedhejve lokale, të cilat do të mbahen më 31 mars.
“Banka qendrore turke ka pasur rezerva prej 100 miliardë dollarësh kur kemi ardhur në pushtet. Do të vazhdojmë përpara dhe banka qendrore do të forcohet sërish. Inflacioni do të jetë 6 deri 7 për qind. Shkalla prej 19 deri 20 për qind nuk na përket neve”, ka thënë ai.
Paqartësia e situatës politike dhe shqetësimet e investitorëve për politikat monetare të Erdoganit e kanë shkaktuar dobësimin e lirës turke gjatë vitit 2018, me ç’rast vlera e saj shënoi rënie për gati 30 për qind në krahasim me dollarin, shkruan “Reuters”.
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...