Petrit Vasili nga LSI i është përgjigjur ashpër deklaratave të bëra sot nga Shkodra prej ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cila tha se policia ka zbatuar ligjin kur ka përdorur gaz lotsjellës gjatë protestave të opozitës.
Sipas Vasilit minsitri tregon budallallëkun e tij kriminal, në një kohë që vetë policia ka kërkuar falje se helmoi gjysmën e Tiranës.
STATUSI I PLOTE
Policia kërkon falje për helmin, ndërsa Lleshaj na flet për ligjin, tamam si një armik i qytetareve.
Ministri Lleshaj është shfaqur si një armik i ligjit dhe qesharak tragjik ne idiotësitë qe thotë.
Policia e Lleshajt kërkon ndjese edhe me letër me shkrim bile, sepse helmoi gjysmën e Tiranes.
Kurse Lleshaj thotë se paska zbatuar ligjin.
Po Rezoluten e BE për dhunën e policisë e lexon ky i marrë dhe injorant.
Apo shqiptaret nuk janë europiane, nuk janë njerëz.
Budallëku kriminal i ministrit është ne kulmin e vet, sepse ndërsa policia e tij pranon publikisht krimin e helmimit te mijëra qytetareve, ky i çmendur duke përdhosur detyrën na thotë se zbatoi ligjin.
Ky ministër armik i qytetareve, ka mjaft pararendës, qe kane pasur një fund te hidhur.
Mbi këtë ministër rendon shëndeti i dëmtuar dhe toksikacioni neurologjik, kardiorespirator dhe metabolik i mijëra qytetareve te helmuar te trajtuar si armiq.
Pasojat e dëmtimeve mbi shëndetin janë te renda dhe afatgjata.
Por edhe po kaq afatgjate do te jete edhe urrejtja e mijëra njerëzve mbi këtë ministër, qe as për hipokrizi nuk shpreh pendese apo se paku te beje atë qe beri policia për te lare gojën.
Ky Lleshaj, ministër i brendshëm 26 shkurtit 2019 njëlloj si ata te 2 prillit 1991 nuk kane mundur te ndalin absolutisht asgjë por thjesht kane damkosur e përdhosur përjetësisht veten dhe partitë që i kane vendosur, si dhe kane e do te kenë përjetësisht një llogari te hapur me qytetaret.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...