Tottenham Hotpsuri dhe Arsenali janë ndarë baras në derbin londinez mes tyre.
Dy gjigantët barazuan 1 me 1 në takimin pasditen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 29-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nota më e lartë e ndeshjes është 7.9 dhe Kieran Trippier dhe Nacho Monreal janë vlerësuar me këtë notë për paraqitjen e tyre në stadiumin Wembley.
Me notë të mesatare janë vlerësuar dy autorët e golave Harry Kane (7.5) dhe Aaron Ramsey (7.3).
Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.3, ngjashëm si futbollisti tjetër shqiptar – Shkodran Mustafi.
Lojtari me notën më të dobët është Lucas Torreira (5.1), i cili u ndëshkua me karton të kuq pas inkuadrimit në fushë në pjesën e dytë. /arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...