Basha refuzon festën e Ramës; Mbledh kryetarët për protestën e 16 marsit

15:17 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Një ditë pasi Edi Rama e ftoi në dialog, Lulzim Basha i ktheu përgjigje refuzuese Kryeministrit, duke theksuar se takimet i ka vetëm me qytetarët në shesh.

“Takim vetëm me popullin më 16 mars dhe takimet para asamblesë së krimit. Më kë të dialogoj, me Çyrben apo me Dakon?”, u shpreh Basha.

Gazetarët i rikujtuan se ndërkombëtarët nuk kanë pranuar as kërkesën e opozitës për qeveri transitore, as mjetet për ta arritur atë, si djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme.

“Nuk kërkojmë më shumë se ajo që ata ofrojnë për qytetarët në vendet e tyre. Njerëz të painformuar që bëjnë ‘touch down’ në Tiranë. Shqiptarët nuk jetojnë në luks në Rogner apo seli diplomatike”, u shpreh Basha.

Të hënën KQZ ka njoftuar se do të mblidhet për t’i kaluar mandatin kandidatëve në listat shumë emërore të opozitës, pas dorëheqjeve të deputetëve të PD dhe LSI.

“Nuk na tremb asgjë. Janë njerëz të kërcënuar dhe blerë”, tha Basha për ta.

Të shtunën Basha takoi drejtuesit e strukturave dhe deputetët e Tiranës, duke kërkuar mobilizim për protestën e 5 marsit, e cila mund të spostohet në varësi të seancës plenare./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme