Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk e ka ndërmend të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë.
Haradinaj këto fjalë i tha në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.
Deputeti i AAK-së theksoi se nuk do të flas shumë, meqë të tjerët do të flasin fjalë më të mëdha. Si kryetar dege, Haradinaj tha se shpreson se do të marr pëlqimin e delegatëve edhe për tri vjet të tjera.
“Taksën nuk jemi kah e heqim. Kam pasur nderin të bashkëpunojë me degën e Aleancës në Deçan. Kemi arrit sukses, pasi po udhëheqim me Qeverinë. Ndihna krenar për punën që e kmei bërë dhe do të rrugëtojmë bashkë, nëse e marr pëlqimin tuaj. Nuk po e zgjati shumë, se të tjerët kanë me fol fjalë më të mëdha”, ka thënë ai.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...