Këtë muaj bëhet një vit prej kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jashtë funksionit, ndërsa një numër i madh asambleistësh presin që të certifikohen, sikurse edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës. Presidenti vazhdon të mos marrë vendim për dekretimin e anëtarëve të rinj.
Opozita këtë e konsideron shkelje të Kushtetutës, ndërsa thotë se po i shikon mundësitë se si mund ta dërgojë presidentin në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, që është kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, thotë se Presidenti po bën shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e anëtarëve të KQZ-së.
Megjithatë, për ta dërguar presidentin në Gjykatën Kushtetuese për këtë shkelje, Haxhiu konteston kredibilitetin e anëtarëve të kësaj gjykate, ndërsa thekson po ashtu se edhe procedurat aktuale nuk i japin mundësi opozitës të reagojë, pa pasur një vendim të shkruar që përbën shkelje.
“Ta zëmë, nëse presidenti do të vepronte në shpërputhje me Kushtetutën në rast të dekretimit të anëtarëve të KQZ-së, atëherë ne do ta kishim për bazë dekretin e presidentit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Por, në këtë rast, jemi duke menduar se cila do të jetë rruga që duhet ndjekur, bashkërisht edhe me pjesën tjetër të opozitës, siç është LDK-ja”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ditë më parë ka paralajmëruar se do ta përballë presidentin me Gjykatën Kushtetuese.
Ai kritikoi presidentin edhe të premten në një konferencë për media lidhur me këtë çështje, ku bëri të ditur për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë çështje.
“Do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për këtë. Ne tani e kemi dërguar një kërkesën dhe të mërkurën që vjen, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit”, ka thënë Hoti.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, e konsideron të paarsyeshme vonesën e mëtejmë të presidentit për t’i dekretuar anëtarët e KQZ-së.
“Presidenti si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, do duhej që në kohë sa më të shpejtë ta përfundojë këtë proces të emërimit, duke qenë se zvarritja e këtij procesi ka ndikuar që një deputet, por edhe një numër i konsiderueshëm i asambleistëve, të mbesin pa marrë mandatin dhe pa u zëvendësuar nga KQZ-ja”, tha Cakolli.
Pika 2 e nenit 84 e Kushtetutës së Kosovës që flet për kompetencat e presidentit, përcakton që presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë.
Megjithatë, tash e një vit, KQZ-ja ka mbetur jofunksionale.
Vonesat janë shkaktuar edhe për shkak të dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të lëndës mbi ndarjet e grupeve parlamentare. Por, Cakolli i KDI-së, thotë se pasi Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje, vonesat e presidentit janë të paarsyeshme.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?