Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot delegacionin e euro-deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister.
Ai në një konferencë për media tha se është mirënjohës për përkrahjen e këtyre deputetëve, dhe se është i lumtur që ka në Parlamentin Evropian miq kaq të mirë të Kosovës, raporton arbresh.info.
Zëvendëskryeministri i pyetur lidhur me liberalizimin e vizave, tha se zgjedhjet në Parlamentin Evropian që pritet të mbahen në maj të këtij viti e kanë ngadalësuar vendimin për vizat më 2018, porse gjatë verës nga qershori apo korriku pritet një vendim pozitiv dhe se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Zgjedhjet në Parlamentin Evropian që pritet të mbahen në maj të këtij viti e kanë ngadalësuar vendimin për vizat më 2018, porse gjatë verës nga qershori apo korriku pritet një vendim pozitiv, jemi duke punuar në këtë drejtim”, u shpreh Hoxhaj./Arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...