Merrë flakë autobusi i linjës Shkup – Tetovë, udhëtarët në panik!

08:05 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Një autobus që udhëtonte në linjën Shkup-Tetovë, në autostradë ka marrë flakë.

Sipas informatave nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes të cilët kanë publikuar edhe fotografinë e parë, nuk ka të lënduar. Udhëtarët në gjendje paniku kanë dalë nga autobusi, por fatmirësisht të gjithë kanë kaluar pa lëndime./tv shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme