Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insgine shpreson për një fitore të veçantë kundër Juves të shtunën pavarësisht distancës mes skuadrave në tabelë.
Skuadra e Carlo Ancelottit pret “Zonjën e Vjetër” në Stadio San Paolo derisa vazhdon qëndrimin me 13 pikë prapa rivalit të tyre dhe asgjë tjetër përveç tri pikëve nuk do t’i ipte fund shpresave të “Azzurrëve” për titull, transmeton portali arbresh.info.
Insigne insiston se pavarësisht dallimit të madh mes dyshes në tabelë, ai dëshiron të përmbys gjigantin në Torino.
“Diferenca në tabelë është e madhe, por ne do të përpiqemi për të fituar sepse kjo ndeshje ka një ndjenjë të veçantë”, ka thënë ai për Sky Sports Italia. “Është gjithmonë mirë të shënosh kundër Juves, por performanca jonë është një gjë më e mirë”
“Ata kanë një skuadër të mrekullueshme dhe nganjëherë ata kanë në bankinë lojtarët si Cancelo, Douglas Costa dhe të tjerët. Skuadra jonë nuk është më keq, por ata janë më përpara”
“Ne ishim të pafat kundër Chievos, Torinos dhe Fiorentinas për shkak se kishim probleme në para portës. Është sezoni jonë i parë nën udhëheqjen e Ancelottit dhe ne jemi duke u stërvitur dhe luajtur ndryshe me të”
“Në fillim të sezonit askush nuk na priste neve në pozitat për Ligë të Kampionëve, por ne jemi skuadra që i kemi shkaktuar më së shumti probleme Juventusit. Herët apo vonë gjërat do të shkojnë sipas mënyrës sonë”
Pas ndeshjes të së dielës, Napoli do të pres në San Paolo skuadrën e Red Bull Salzburgut për ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Evropa Ligë./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...