Marotta: Nuk ka probleme mes Icardit dhe Interit

23:39 | 1 Mars 2019
Arbresh Info

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta insiston se nuk ka asgjë për tu rregulluar mes raporteve të Mauro Icardit dhe klubit.

Argjentinasi ishte lënë sërish jashtë skuadrës së “Nerazzurrëve” për ndeshjen e tyre mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Cagliarit të cilën ata e humbën 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse vazhdon të mbetet ende e panjohur se kur do të rikthehet Icardi në formacionin startues, Marotta insiston se raporti me dy palëve vazhdon të jetë i mirë.

“Këto janë çështje të brendshme me të cilat ne do të përballemi me lojtarin”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sports Italia para disfatës. “Nuk ka shumë për tu rregulluar duke marrë parasysh që nuk ka pasur ndarje”

“Ne nuk kemi folur për ndonjë shitje jashtë apo diçka tjetër. Unë nuk dua të jem i pasjellshëm, por të vazhdojmë tutje. Unë nuk jam një person që flas rreth këtyre çështjeve”

“Këtu ka pasur raporte rreth një problemi mes klubit dhe trajnerit [Luciano Spalleti], por unë mund t’iu siguroj juve se ne jemi shumë të bashkuar dhe jemi duke punuar së bashku për të ndihmuar skuadrën që të rritet në të ardhmen”

Interi mund të bie në pozitën e katërt në Serie A nëse AC Milani fiton tri pikë kundër Sassuolos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme