Nuk ka duruar gjatë Khloe Kardashian dhe ka reaguar ndaj deklaratës së Jordyn Woods. E ftuar në emisionin “Red Table Talk”, Jordyn u shpreh se nuk ka fjetur me Tristan, partnerin e Khloes dhe se mes tij dhe saj ka ndodhur vetëm një puthje.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Khloe e cila ka shkruar në Twitter për Jordyn duke e akuzuar se po gënjen:
“Pse po gënjen Jordyn? Nëse po përpiqesh të shpëtosh veten duke folur publikisht, në vend që të më telefonosh për të më kërkuar falje, të paktën tregohu e sinqertë. Meqë ra fjala, ti je arsyeja pse familja ime u shkatërrua”,ka shkruar Khloe në Twitter.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-partnerin e saj Tristan, për të cilin ka shkruar sa ka po aq faj sa edhe Jordyn.
“Tristan ka po aq faj sa ti, por Tristan është babai i vajzës time. Pavarësisht çfarë më bën mua, vajza s’ka faj. Ai është marrë me këtë çështje privatisht. Nëse edhe Tristan do gënjente publikisht, atëherë do t’i drejtohesha edhe atij publikisht”,ka shkuar Khloe.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje