Google ADS

Rita Ora lanson videon e këngës “Only Want You”

22:50 | 1 Mars 2019
Trina Galanxhi

Rita Ora ka publikuar këngën e re “Only Want You”.

Në këtë projekt këngëtarja shqiptare ka punuar me reperin amerikan, 6Lack për të cilin u shpreh se është shumë e entuziasmuar, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë e Ritës është e shoqëruar me një video të veçantë dhe është pjesë e albumit të saj të dytë “Pheonix”.

Bukuroshja shqiptare ka nisur turneun me koncerte përreth botës me qëllim të promovimit të albumit.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme