Lideri në Bundesliga pëson një humbje të madhe

22:40 | 1 Mars 2019
Arbresh Info

Lideri aktual në kampionatin gjerman ka pësuar një humbje vërtetë të madhe.

Disfata 2 me 1 në takimin si mysafirë kundër FC Augsburgut mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Borussia Dortmundit në garën e tyre për titull në Bundesliga këtë edicion për herë të parë që nga viti 2012, shkruan portali arbresh.info.

Ata u befasuan në takimin si mysafirë në WWK Arena mbrëmjen e sotme (e premte) nga skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Manuel Baum.

Dy golat për skuadrën nikoqire i realizoi sulmuesi qendror Ji Dong Won (24′, 68′), ndërsa goli i vetëm për skuadrën e Lucien Favres u realizua nga Paco Alcacer vonë gjatë minutave të fundit të ndeshjes.

Si pasojë e kësaj disfate, Bayern Munichu do të jetë në gjendje të barazojë me pikë në krye të tabelës Borussia Dortmundin në rast të fitores kundër Borussia Monchengladbachut këtë vikend.

Dortmundi ka 54 pikë, tri më shumë se kampioni në fuqi i Bundesligas, ndërsa Augsburgu qëndron në prag të zonës së dëbimit me vetëm 21 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme