Google ADS

Sekreti i Lionel Messit zbulohet nga Ernesto Valverde në prag të El Clasicos

22:19 | 1 Mars 2019
Arbresh Info

Sekreti i suksesit të Lionel Messit në Barcelonë është zbuluar nga trajneri Ernesto Valverde.

Lionel Messi është lojtari kryesor i Barcelonës dhe njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, transmeton portali arbresh.info

Ai do të jetë i tillë edhe kur ata do të luajnë nesër kundër Real Madridit në El Clasico dhe tifozët që pëlqejnë të shikojnë superyllin argjentinas në aksion duhet të vëzhgojnë nga afër atë se çfarë Messi bënë në fillim të ndeshjes.

Kështu ka zbuluar Valverde për Financial Times se Messi preferon të rezervohet në minutat e parë të çdo ndeshje për të analizuar kundërshtarin në mënyrë për të mësuar dobësinë e tyre dhe për të gjetur se si mund t’i shkaktoj atyre dëm maksimal.

Thuhet se Messi injoron topin dhe ecë përreth duke marrë “shënime” mendore për të mësuar se ku qëndrojnë mbrojtësit e tyre, transmeton portali arbresh.info

“Më pas, kur ndeshje avancon, ai inkuadrohet pak nga pak. Por, ai e di në formë perfekte ku është dobësia e rivalit”, ka thënë Valverde.

Valverde është pyetur gjithashtu për gjendjen e Messit në prag të Clasicos së katërt sezonale mbrëmjen e së shtunës.

“Mendoj se është në gjendje të mirë, në gjendje shumë të mirë. Ju gjithmonë prisni shumë nga lojtarët tuaj, përfshirë Messin”, tha ai.

Barcelona mposhti me rezultat 3 me 0 Real Madridin në Kupë të Mbretit të mërkurën dhe Valverde dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe nesër në Bernabeu./arbresh.info/

Të ngjashme