Kuvendi i Malit të Zi sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi ishte unanim dhe 44 deputetë votuan “për”. Deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Në mbledhje mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë.
Protokollin sot e ratifikoi edhe Sabori kroat. Greqia ishte vendi i parë i cili në Parlamentin e vet e ratifikoi këtë dokument. Protokolli për anëtarësim në NATO deri më tani është ratifikuar edhe nga Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara